Ish-reperi, Fero javëve të fundit ka njoftuar se është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.
Që nga ajo kohë, ai ka bërë reagime të ndryshme dhe postime që kanë habitur fansat e tij, mes tyre edhe ndryshimin e emrit nga Feronit, në Khattab.
Përveç kësaj, ai vendosi që të fshinte të gjitha këngët e tij, madje edhe duke bërë kërkesë që fansat të mos i dëgjojnë më.
Por, së fundmi disa prej këngëve të tij janë rikthyer në kanalin e YouTube dhe kjo ka bërë që Fero të reagojë me një postim në Instagram.
Ai tha se këngët janë publikuar pa lejen e tij, duke ripërsëritue që është larguar nga muzika për ‘hir të Allahut’.
“Miq të dashur e pash se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kënduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që t’a respektoni bindjen time. Me respekt Khatabi(Fero)”, ka shkruar ai në postim.
Ndërkohë, Fero gjithashtu ditë më parë sqaroi se ka ndarë rrugët edhe me bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.