Duke patur popullaritet të madh në sezonin e dytë të “Për’puthen”, Mevlan Shaba vendosi të bëhej sërish pjesë e programit në sezonin pasardhës.
Ai gjithashtu mori pjesë edhe në programin “Kepi i Vipave” duke vazhduar kështu të qëndrojë pjesë e ekranit të Top Channel.
E sakaq në rrjetet sociale filloi të qarkullonte në mënyrë satirike se Mevlani do të jetë sërish pjesë e “Për’puthen 3”, duke qenë se e kemi parë pothuaj në çdo program.
Përsa i përket kësaj, një video e ka bërë edhe partnerja e tij Livia Brunga.
Në mënyrë komike ajo ka shkruar se nëse Mevlani apikon sërish në programin dating, ajo ‘do t’ia presë hundën’, tek ka përdorur audion virale të TikTok.