Sezoni i dytë i “Dancing with the stars” do të nisë së shpejti e tashmë po zbulohen konkurrentët pjesmarrës dita ditës.
Pak më parë u zbulua se edhe këngëtarja Fifi do të konkurrojë në garën e kërcimit, krah balerinit të njohur Graciano Tagani, me të cilin ruan një raport shumë të mirë miqësor.
Mirëpo, teksa një pjesë e publikut është i kënaqur me pjesmarrjen e saj, një pjesë tjetër i përmendi Fifit marrëdhënien e krisur që kishte me Top median.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP” këngëtarja pati një hatërmbetje kundrejt TCH e madje u shpreh se do t’i hidhte në gjyq, ama duket se gjërat mes tyre janë sheshuar tashmë.
https://www.instagram.com/reel/CxaON-qtFXL/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Sakaq emrat që janë zbuluar deri tani janë deputeti Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, fituesja e shumë çmimeve të bukurisë Atalanta Kërçyku, sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP’, regjisorja Arnita Beqiraj dhe ish-konkurrentja e BBVK Juliana Nura.
