Fifi lë pas përplasjen me “Top Channel”, do e shohim pjesë të këtij emisioni

Emisioni i njohur i kërcimit, “Dancing With The Stars” pritet të startojë së shpejti në ekranet e “Top Channel”, ndërsa dita ditës po zbulohen edhe konkurrentët pjesmarrës.

Vetëm pak më parë, faqja zyrtare e DWTS në Instagram, ka zbuluar se edhe këngëtarja Fifi do të konkurrojë në garën e kërcimit, krah balerinit të njohur Graciano Tagani, me të cilin ruan një raport shumë të mirë miqësor.

Mirëpo, teksa një pjesë e publikut është i kënaqur me pjesmarrjen e saj, një pjesë tjetër i përmendi Fifit marrëdhënien e krisur që kishte me Top median.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP” këngëtarja pati një hatërmbetje kundrejt TCH e madje u shpreh se do t’i hidhte në gjyq, ama duket se gjërat mes tyre janë sheshuar tashmë.

https://www.instagram.com/reel/CxaON-qtFXL/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==