Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe dhe partneri i saj Skerdi sot festojnë 10 vjetorin e martesës.
Në këtë moment special ,nuk kishte si të mungonte një dedikim emocionues nga ana e këngëtares.
Nëpërmjet disa pamjeve nga dasma të postuara në profilin e saj të Instagram-it, Aurela është shprehur me këto fjalë zemre:
“Dasma është diçka simbolike, një festë ku ti mbledh familjarë miq e shokë për të gëzuar së bashku për një dashuri.
Për të ktijuar disa kujtime të pashlyeshme, si ky moment.
Deri sa të kem frymë, me ty! Nuk i shpreh dot këtu ato çfare mban zemra por e falënderoj Zotin përditë që kryqëzoi rrugët tona.
Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte!
Shpirt i shpirtit tim!”