Nuk shihet prej 1 muaji, vjen reagimi i Vivien për ‘arrestimin’ e Getinjos

Ka disa ditë që në rrjet po qarkullon lajmi se reperi Getinjo është arrestuar.

Ishte postimi i Mozzik, ai që ngriti dyshimet se vëllai i tij ka përfunduar në qeli.

#FreeGeti. Shihemi së shpejti vëlla“, shkroi ai duke ndezur kështu rrjetin.

Mirëpo në një prononcim për Indeksonline, modelja Vivien Thano i ka hedhur poshtë aludimet.

“Jo, nuk është e vertete që është arrestuar”, tha ajo.

Getinjo prej më shumë se 1 muaj nuk është shfaqur më në rrjete sociale dhe askush nuk e di se ku ndodhet. Po ashtu nuk dihet nëse reperi ka marrë të njëjtin vendim edhe për karrierën e tij.