Jori Delli dhe reperi italian Fred de Palma janë një nga çiftet më të rinj të estradës, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe janë komentuar pafund.
Një mendim për këtë lidhje nuk kishte si mos t’a jepte edhe Beniada, e cila është shoqja më e ngushtë e Jorit.
Ajo është shprehur se dyshja janë një çift shumë i bukur dhe shkojnë shumë bashkë.
Ndoshta pamja e reperit apo dhe tatuazhet e bëjnë të duke më të egër apo të fortë, por sipas Beniadës, ai ka një zemër shumë të mirë.
“Unë mendoj se janë një çift shumë i bukur, shkojnë shumë bashkë. Fred De Palma është një nga artistët më të mirë italian dhe mos e shikoni nga pamja, nga tatuazhet!
Nga zemra, ndonjëherë pamja të gënjen. Tatuazhet e bëjnë të duket pak më të fortë, por ka një zemër të mirë dhe bashkë janë një super çift”-tha ajo.