Emisioni i njohur i kërcimit, “Dancing With The Stars” pritet të startojë së shpejti sezonin e dytë në “Top Channel”.
E megjithëse një datë të saktë nuk e kemi ende, faqja zyrtare e programit në Instagram ka filluar me zbulimin e konkurrentëve pjesmarrës.
Pak më parë, u zbulua se DWTS do t’i bashkohet ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura.
Julianën do t’a shohim sërish në ekran pasi arriti finalen në reality show-n në Kosovë.
Disa nga emrat e tjerë të konkurrentëve që janë zbuluar deri tani janë: Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe Atalanta Kërçyku.
Blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars