Ditën e djeshme startoi në “Top Channel”, sezoni i pestë i emisionit të dashurisë, “Përputhen”.
Këtë herë, përgjatë puntatave në vijim, moderatore do të jetë Megi Pojani, ndërsa dy opinionistët janë Ronaldo Sharka dhe Neda Balluku.
E teksa dje u prezantuan 4 konkurrentët e parë, sot programit i është bashkuar një tjetër djalë.
Ai quhet Vedat dhe është prezantuar si sozia e Luiz Ejllit, fituesit të “Big Brother VIP”.
Teksa tregoi se tek një vajzë kërkon sinqeritetin dhe besimin, Vedati tregoi më tej se ka fjetur me më shumë se 20 femra, por ka qenë vetëm njëherë i dashuruar.