Gjatë episodit të sotëm të “Love Island Albania”, vëmendja ka qenë e përqëndruar vecanërisht tek çifti Amadea-Haris, teksa ky i fundit është shfaqur mjaft i afërt me Uedën.
Disa episode mes tyre kanë mjaftuar që Amadea të nisë xhelozinë, madje duke kërkuar që “partneri” i saj në program të mos i flasë fare “bombshellit”.
Megjithatë, Haris duke pasur edhe eksperiencën e duhur për këtë format, është përpjekur ta qetësojë Amadean, duke i thënë që nuk ka asgjë me Uedën, madje duke edhe mos u “përmbajtur” dhe duke i shprehur dëshirën “partneres” për të bërë dashuri me të.
Pjesë nga biseda e tyre:
Haris: Nuk është në shijet e mia (Ueda), por është vajzë e mirë.
Amadea: Po për çfarë qeshje ti atje.
Haris: Qesh se i kam dhëmbët e mirë, si e thashë në Prime.
Amadea: Mos bëj provë se do vijë ‘bombshell’ i ri, ti një herë unë më shumë gjeste.
Haris: Unë po du me bë dashuri me ty.