Dikur, Ronaldo Sharka nuk ishte aspak dakord për programin e “Përputhen” dhe konkurrentët që i bashkoheshin programit.
Mirëpo sot, ai jo vetëm që është pjesë e emisionit të dashurisë, por ia ka dedikuar edhe dy fjalë të ëmbla “Përputhen”.
Kështu, pas puntatës së parë, Ronaldo ka bërë një shkrim të gjatë në Instagram, ku si fillim falenderon veten e tij për arritjet që ka bërë në jetë, e më pas falenderon “Top Channel” dhe Olsa Muhametin, autoren e programit.
“Po mbyllja punen sot, diku nga ora 8 e darkes. Ndalova dhe po mendohesha: Top
Channel eshte vendi qe kam enderruar gjithe jeten per te punuar, ja keshtu me mish e me shpirt, dhe ja po ndodh. U ndjeva krenar, u ndjeva mirenjohes, u ndjeva i mbushur shpirterisht. Sot nisi edicioni i peste i Per’puthen ne te cilin me eshte besuar nje pozicion jo vetem i rendesishem, por edhe me shume pergjegjesi. Falenderues dhe mirenjohes @topchannelalbania qe me ka dhene mundesite te shfaq veten time ne disa dimensione, faleminderit @olsamuhameti qe besove tek une disa jave me pare, ku dhe me bere ftesen per nje rrugetim te ri. Faleminderit Zotit dhe çdokend tjeter qe rrethon jeten time, me keto ndihmesa shpirterore emocionale dhe jo vetem. Jam i lumtur, po e shpreh Zot me mbaj me kemb ne toke e njeri te thjeshte, se VIP-a ka plot. Faleminderit dhe ju miq qe me ndiqni se mbeshtesni ne rrjeter sociale”, përfundoi gazetari.