Dafina Zeqiri këtë verë ishte tejet e angazhuar me koncertet e saj, e gjithashtu pati suksese të njëpasnjshme me hitet që publikoi.
Mirëpo përpos asaj çka duket nga jashtë, Dafina ashtu si çdokush ka edhe një jetë private që rrallëherë e reklamon.
Ditën e djeshme këngëtarja publikoi një fotografi të pazakontë në InstaStory.
Ajo shihet duke u mjekuar me një inhalator për thithje ilaçi, duke shkruar “Kthehemi në realitet. Bronkiti” krahas fotos.
Bronkiti është një pezmatim i mbështjellës të tubave bronkialë që tërheqin ajrin nga jashtë brenda në mushkëri ku pasurohet me oksigjen dhe nxjerr ajrin nga mushkëritë jashtë.
Personat që kanë bronkit zakonisht e manifestojnë atë me kollë dhe sekrecion të trashë dhe pa ngjyrë dhe me gulçim apo vështirësi në frymëmarrje.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dafina poston foto ku shihet me maskë oksigjeni.
Verën e kaluar këngëtarja madje anulloi disa nga koncertet për të marrë pak kohë pushim për të mirën e shëndetit të saj.