Së fundmi, i ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet një lidhje telefonike nga Belgjika ka qenë Genvis Muça.
Artisti ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me muzikën dhe artin e remix-eve që ai krijon me këngët më të famshme të momentit, të cilat numërojnë me miliona klikime edhe në platforma sociale, siç mund të përmendim këtu TikTok dhe YouTube.
Për një super hit që bëri namin kudo ishte “Plagë”, një mashup së bashku me TR3NDY që në plaftormën e YouTube deri më tani numëron mbi 4.6 milion klikime dhe shumë më shumë në TikTok. Ai ka zbuluar më shumë detaje por gjithashtu ka treguar edhe projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti.
Duke qenë se Genvisi tregoi se është nga Shkodra, djep i kulturës por që këtë vit ka patur edhe një “boom” për turizëm dhe përmendje si qytet për shkak të fenomenit Luiz Ejlli, ai ka përgatitur një remix për këngën e fituesit të edicionit të dytë të BBV2.
“Realisht jam duke punuar me këngën “Përgjithmonë” jam duke bërë diçka shumë të bukur dhe mendoj se do të dalë speciale. Remix vetëm atë”, tregoi artisti.
Çfarë do e kthente në Shqipëri artistin?
“Në Shqipëri ndoshta ndonjë koncert, por të them të drejtën nuk kam marrë ndonjë ftesë zyrtare. Do të ishte diçka shumë e bukur që të bënim një koncert sidomos në Shkodër me grupin tim që janë super talente dhe super çuna”.
Genvisi zbuloi se nga artistët ndërkombëtar i pëlqen shumë stili i veçantë i Tiesto.