Pak orë më parë u zbulua se regjisorja Arnita Beqiraj do te jetë konkurrentja e rradhës që do të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”.
Sezonin e shkuar ajo “ka qenë pjesë” e këtij programi, por në një tjetër mënyrë, duke mbështetur nga prapaskena ish partnerin e saj, Arbër Çepani.
Vitin e shkuar Arbri ishte një nga garuesit më të spikatur, edhe pse nuk arriti t’a prekte finalen.
E këtë vit, është rradha e Arnitës të tregojë aftësitë e saj në kërcim.
Kujtojmë se në janar të këtij viti u bë me dije se lidhja e tyre disavjeçare kishte marrë fund.
Dyshja fshinë nga rrjetet sociale të gjitha fotot me njëri tjetrin, si u hoqën nga “followers” në Instagram.