Pas një eksperience 3 mujorshe në “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixharin do t’a shohim sërish në një program televiziv.
Vetëm pak më parë, burime për “Kryefjala” kanë bërë të ditur se aktorja do të rikthehet në “Top Channel”.
Burimi shton se Olta do të jetë anëtare e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Me Oltën plotësohet kështu edhe katërshja e jurisë, duke filluar me Ilir Shaqirin që do të jetë kryetar i jurisë, Valbona Selimllari si dhe balerina Lori Hoxha.
Kujtojmë se aktoren do t’a shohim shumë shpejt edhe në filmin “Në kuadër të dashurisë” që publikohet së shpejti, e cila është protagoniste bashkë me Luiz Ejllin.