Ditën e sotme në “Top Channel” startoi emisioni i njohur i dashurisë, “Përputhen”.
Me shumë ndryshime, duke përmendur këtu pozicionin e moderatores që e zuri Megi Pojani, sot në 18:15 u transmetua puntata e parë për këtë sezon.
Gjithashtu, ndryshime pati edhe në prezantimin e konkurrentëve, të cilët nuk mund ta shikojnë njëri-tjetrin, por mund të komentojnë vetëm nisur nga zëri.
Përpos këtyre, u prezantuan edhe katër konkurrentët e parë. Gabriela dhe Aureli ishin të parët që u ulën në karriget e emisionit të dashurisë.
Më pas, pjesë e programit u bënë edhe dy konkurrentë të tjerë Ledio, i cili është këngëtar dhe Herisoni, shef kuzhine.
Aureli është një sipërmarrës, i cili la Spanjën për t’u bërë pjesë e Për’puthen. “Doja të jetoja në vendin tim, ta ndërtoj jetën me një vajzë shqiptare”, tha ai.
Gabriela ka zhvilluar një takim në studio me të tre djemtë dhe do të zgjedhë njërin prej tyre për një takim jashtë.