Në ballkonin e shtëpisë së këngëtares Enca Haxhia u gjenden 5 vazo të mbjella me kanabis, ndaj ditët e fundit ajo u bë kryefjalë e mediave.
Pas arrestimit, Enca u lirua shpejt pasi kishte deklaruar se është përdoruese dhe se e kishte mbjellë lëndën për përdorim vetjak.
Ndërkohë, para disa ditësh Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Tashmë që ndodhet jashtë, ajo ka bërë edhe reagimin e saj të parë në rrjetet sociale.
Enca nuk ka folur ende për gjithë situatën e bujshme, ama ka postuar një zemër si për të treguar dashamirësi ndaj mbështetësve në këtë situatë të vështirë të saj.