Egli Tako foli për herë të parë pas ndarjes nga Olsi Bylyku për programin “Mos i bjer me Top”, ku u shpreh se në këtë periudhë ndihet shumë mirë me veten.
Ajo u pyet gjithashtu për statusin e saj aktual. Egli tregoi se nuk ka asnjë mashkull të ri në jetën e saj, por shtoi se në këtë periudhë nuk do të donte të pranonte apo mohonte asnjë gjë publikisht.
Mes të tjerash ajo ka zbuluar se pas ndarjes e kanë ngacmuar edhe personazhe publike.
Egli tha se nuk donte të përmendte emra sepse ishin të parëndësishëm.
“Kam pasur mesazhe apo ngacmime nga personazhe të caktuara të showbizit. Ka pasur tentativa, por nuk ka pasur asnjë kthim mbrapsht. Nuk dua të përmend emra sepse nuk dua tu jap rëndësi”.– tha ajo.