Gazetarja e njohur Ola Bruko u nda para pak kohësh nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
Martesa e përfunduar vetëm sa u diskutua, por arsyeja e ndarjes nuk u mësua.
Vetëm pak kohë pas divorcit, Ola mësohet të jetë në një lidhje dashurie me Endri Priftin.
Marrëdhënia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë emisionit ‘Dola te Ola’, kur vëllezërit Prifti ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkëprezantues me gazetaren.
Çifti mësohet ta kenë çuar marrëdhënien në një stad më serioz, pasi kanë nisur bashkëjetesën.
Po t’i hedhësh një sy profilit në Instagram apo Facebook, shikon që Endri (për të mos rënë në sy, të dy vëllezërit), është i pandarë nga gazetarja.
Ajo pozon kudo me të dhe ne na mbetet të themi vetëm: Jetë të lumtur çiftit!