Fero nuk është më pjesë e skenës nga ku u largua para pak javësh për t’ju përkushtuar fesë islame.
Por me largimin nga muzika dhe TikTok ku gjeneronte të ardhura, duket se ai ka vendosur t’i futet një biznesi.
Fero pretendon t’i futet biznesit të kriptovalutave, pasi ai këtë e konsideron pune “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.
Ai transformoi veten rrënjësisht, gjithashtu edhe duke marrë një emër të ri arab, Khattab.
Kujtojmë që ndaj tij janë hapur akuza penale, nga ish-gruaja e tij modele, Arbenita Ismaili, për dhunë në familje.