Për pak minuta në Tv Klan starton emisioni “Love Island Albania”, me moderatore Luana Vjollcën.
Mirëpo pak para nisjes së programit, Luanës i ka ndodhur një incident paksa qesharak.
Asaj i ka rënë sërish faseta e dhëmbit dhe këtë e bëri të ditur vetë moderatorja. Ajo postoi një foto në InstaStory të dhëmbëve dhe krahas shkroi: “Sa fat më paskeni uruar”.
Ky incident nuk është i ri për Luanën, pasi ajo ka bërë edhe herë tjetër të ditur se i ka ndodhur diçka e tillë.