Prime-in e parë të “Love Island Albania”, që u mbajt më 9 shtator, Dalina Buzi dhe Olti u prezantuan si dy opinionistët e programit.
Mirëpo u deshën vetëm pak orë qëndrimi në studio që dy opinionistët të kishin një ‘kritikë’ ndaj programit.
Dyshja u shpreh se karriget prej xhami ku ata qëndruan të ulur për disa orë, nga aty ku dhanë dhe opinionet e tyre, ishin aq të pa rehatshme sa u shprehën se “shpirti jonë e di çka hequr“, duke kërkuar më pas që puntatën e ardhshme të ndrohen me patjetër.
E si duket kështu ka ndodhur, pasi prime-in e sotëm, Luana e nisi programin duke ‘prezantuar’ karriget e reja të dy opinionistëve, moment i cili u shoqërua me të qeshura.
Luana u ndal edhe te lajmet ndërkombëtare, ku iu bëri të ditur konkurrentëve se po përfliten nga mediat më prestigjoze si “Dailymail”, “Ok Magazine”, etj.