Kiara xheloze për të?! Modelja në klipin e Luizit e konfirmon, ja çfarë thotë për moderatoren

Luiz Ejlli publikoi së fundmi këngën e tij më të re, “Amanet”, e cila erdhi me një videoklip ku si protagonist ishte vetë Luizi, Vis Pupa dhe modelja bukuroshe, Santiana Maloku.

Modelja gjakovare, e cila përpos linjave të saj trupore, ka marrë së fundmi vëmendje edhe për një intervistë të dhënë për “Prive”.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për klipin me Luizin. E pyetur si fillim se sa është paguar nga këngëtari, ajo vendosi të mos përgjigjet.

Ndërsa, kur u pyet nëse partnerja e Luizit, Kiara Tito ishte ndopak xheloze për të, modelja tha: “Pak po (qesh)”.

“Amanet”, projekt i cili u publikua rreth 10 ditë më parë në YouTube, ka arritur të grumbullojë 2.3 milion shikime.