Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme duke u shndërruar në një nga artistet më të suksesshme dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Në rrugëtimin që ka përjetuar lëvizje të shpejta dhe sfida të shumta, Istrefi ka arritur të triumfoi si një simbol frymëzimi për të gjithë.
Era u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2014 me këngën “Mani për money”, por ishte kënga “BonBon” e vitit 2016 që e nxiti atë në skenën ndërkombëtare.
“BonBon” shkoi viral dhe u bë një himn i verës në mbarë Europën. Kënga erdhi me një stil të veçantë, duke bërë të qartë se ajo ishte një yll në rritje me diçka unike për të ofruar.
Mirëpo sot, shtatë vjet pas publikimit, kënga ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube. Kjo është kënga e vetme shqiptare që kap këto shifra.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka ndarë lajmin me rrjetin social, Instagram.