Egli Tako bëri sot një rrëfim të sinqertë teksa ishte e ftuar në “Mos i bjer me top”.
Ajo foli për karrierën e saj, jetën private si dhe ndarjen nga Olsi Bylyku, romancë e cila ka zgjatur prej vitesh.
Mirëpo përpos këtyre, Egli është pyetur edhe për sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, reality show-n e njohur që pritet të startojë së shpejti në “Top Channel”.
“Po ndonjë angazhim televiziv, meqë je “pause” në muzikë, ndonjë Dancing, Big Brother, mund ta presim nga Egli?”, e pyeti Eriola.
“Kerkesa? Po. Por, deshira? Jo do thoja. Nuk mendoj qe jam natyra dhe karakteri qe pershtatet me ato lloj formate qe jane mjaft intesive dhe duan nje karakter te eger”.
E pyetur se çfarë do sillte ndryshe nga konkurrentët e kaluar nëse do ishte këtë sezon në “Big Brother VIP”, Egli tha:
“Mendoj që në Big Brother mua do më njihnin për atë Eglin që është jashtë kornizës serioze, që është si fëmijë, e qeshur, e hedhur dhe pak budallaqe në thonjza. Por kjo është një anë që ia kam lënë njerëzve të afërt që ta njohin”.