Armaldon do t’a shohim jo në një, por në dy emisione në “Top Channel”!

Armaldo Kllogjeri rrëmbeu zemrat e teleshikuesve gjatë pjesmarrjes në “Big Brother VIP” me humorin dhe spontanitetin e tij.

E nëse e pamë në aq shumë dimensione për muaj me rradhë, tani ka ardhur momenti ta shohim në role të tjera që s’e kemi parë asnjëherë.

Pak kohë më parë u tha se tenorit do t’i besohet moderimi i një prej rubrikave të “E Diell”.

Ndërsa tashmë është bërë me dije se Armaldo do të jetë një prej konkurrentëve në spektaklin e kërcimit, “Dancing with the stars”.

Ai do të konkurrojë krah balerinës profesioniste, Marjana, ndërsa të gjithë jemi kuriozë për performancat e tij në pistën e vallëzimit.

https://www.instagram.com/reel/CxSlKJgNm4R/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==