Antonela Berishës i ndodh e papritura në biznesin e saj, kërcënohet me jetë në këmbim të parave

Ish konkurrentes së “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, i ka ndodhur një situatë aspak e këndshme në biznesin e saj të veshjeve.

Ajo ka rënë pre e një kamere të fshehtë të organizuar nga Ronaldo Sharka për programin “Mos i bjer me top”.

Një burrë i maskuar ka hyrë në dyqanin e saj duke e kërcënuar me një armë të vendosur në kokë, për t’i dhënë para.

Mund të themi se, edhe pse e trembur, Antonela e ka përballuar situatën më mirë nga ç’pritej, duke i kërkuar disa herë të maskuarit të qetësohej.

https://www.instagram.com/reel/CxTGy2AtceX/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==