Në daljen e fundit aktori Amos Zaharia ka folur për karrierën dhe jetën e tij pas Big Brother Vip.
Aktori ka preferuar që pas daljes nga programi, mos të bëjë zhurmë mediatike në lidhje me këtë eksperiencë.
Megjithatë, në çdo dalje të tij ai nuk iu shpëton pyetjeve për Big Brother Vip.
Në këtë dalje Amosi është pyetur se si i ka sot raportet me personazhet e tjerë të BBV, veçanërisht me Dean.
“Miqësi janë ato që krijohen që në fëmijëri, miqësi kam ruajtur me Oltën ose me disa ish aktorë, me personzhe të tjerë nuk kam ruajtur miqësi, as nuk shpenzoj kohë me ta!“- është shprehur aktori.
E pyetur se përse ka zgjedhur ta kalojë në heshtje këtë eksperiencë, ku shumica po kthehen në kryefjalen e mediave rozë me deklarata nga Big Brother, Amos shprehet:
“E rëndësishme si i thonë asaj shprehjes është të mos fluturosh me pras. Nuk është çështje protagonizmi, është ideja e famës, shikoni se po ha një vezë, shikoni sa bukur po takoj filanin”