Zbulohet një tjetër konkurrente e “Dancing with the stars Albania 2”

Një tjetër konkurrente e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars” është zbuluar pak më parë në faqen zyrtare të programit në Instagram.

Bëhet fjalë për një nga influencer-at e para në Shqipëri dhe sipërmarrësen e suksesshme, Sara Karaj, e cila do të konkurrojë me balerinin e saj Erindin.

https://www.instagram.com/reel/CxQw0YGN2Bc/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Kujtojmë se deri tani janë bërë të ditur vetëm 4 konkurrentë, që janë: deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi, moderatorja Enxhi Nasufi, modelja Atalanta Kërcyku dhe së fundmi sipërmarrësja Sara Karaj.

Programi do të startojë së shpejti në ekranin e Top Channel e sërish konkurrentët do të garojnë për t’u shpallur fitues të çmimit të madh, që ende nuk dihet nëse do të jetë €50,000 ashtu si në sezonin e kaluar.