Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, sot shënon një ditë të veçantë në jetën e tij.
I lindur me datën 16 shtator, ai sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 76 vjec.
Për ta festuar këtë ditë, Sabriu dhe bashkëshortja e tij Nera mbrëmë kanë udhëtuar drejt Turqisë.
Kanë qenë të shumta urimet për artistin e njohur duke filluar që nga familjarët e deri tek fansat e miqtë e tij, urime të cilave u bashkohemi edhe ne.