Regjistri online, i njohur si një platformë për informacionin parauniversitar, ku do të kishin akses mësuesit edhe prindërit në kohë reale nisi në 2021 si një projekt pilot, por pa pasur si qëllim zëvendësimin e regjistrave të letrës.
Por me ndryshimin e kreut të ministrisë së arsimit, edhe urdhërat kanë ndryshuar.
Mësuesit kanë marr lajmin se nuk do të mbërrijmë regjistrat fizikë, por nga ky vit shkollor duke filluar nga hedhja e notave, mungesat e i gjithë dokumentacioni shkollor do të kryhet vetëm on line.
Mësuesit i kanë mbajtur në ditar notat, e pastaj i plotësojnë te SMIP.Al në celular.
“Në një kohë kur gjithnjë e më shumë jemi drejt digjitalizimit, kjo do jetë ndihmesë e madhe por ka të dyja anët e medaljes. Për shembull në fshatra nuk mendoj se do ishte e udhës”, shprehet një prind.
Për mësuesit, ky vendim ishte i papritur që SMIP-i të kthehej si i vetmi mjet vlerësimi në shkollë, kur jo të gjithë prej tyre janë të aftësuar me teknologjinë sidomos arsimtarët në prag pensioni.
Mësuesit shprehin jashtë kamerave se problematikë është edhe ngecja e sistemit për shkak të ngarkesës nga përdorimi në masë.
Shqetësim për ta mbetet edhe mungesa e pajisjeve elektronike në institucionet arsimore për çdo mësues, apo mungesa e internetit e madje edhe valëve në zona rurale.
Nga ana tjetër, përmes regjistrit on line synohet të afrohet më shumë prindi me shkollën, duke marr vesh në kohë reale notat apo mungesat e fëmijëve të tyre si dhe kualifikimet e arsimtarëve apo temat mësimore të zhvilluara.