Produksioni i “Dancing with the Stars” ka nisur të prezantojë emrat e konkurrentëve të këtij edicioni të dytë.
Deri më tani është bërë me dije se deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, moderatorja Enxhi Nasufi, dhe Atalanra Kerçyku janë konkurrentët e parë të programit.
Mirëpo mes zërave se gjithashtu Fifi dhe këngëtari i njohur, Sardi Strugaj do jenë pjesë e DWTS, është zbuluar edhe një emër tjetër, të paktën sipas “Kryefjala”.
Burimi thotë se ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku do ti bashkohet emisionit të kërcimit nën moderimin e Bora Zemanit.
Eksperienca e saj nisi pas “Për’puthen” dhe mesa duket do të jetë për një tjetër sukses.