Një artikull po qarkullon në rrjetet socialet ku thuhet se reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, është arrestuar.
Mirëpo ky lajm është mohuar nga vëllai i tij, Mozzik, por ishte po ai që ngriti dyshimet.
Në një prononcim për “Indeksonline” ai ka hedhur poshtë këto shkrime. “Jo, fake news është ky”- ka thënë shkurt ai.
I gjithë ky “trubullim” erdhi pasi Mozzik ka ndarë për publikun një postim në Instagram me mbishkrimin: “Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”.
Mozzik i pëlqen të bëjë lëmsh rrjetin dhe mesa duket kështu ka bërë edhe sot.