Edhe pse ceremonia vjetore e MTV Videos Music Awards ka përfunduar, në rrjet janë duke qarkulluar momente epike të personazheve VIP që u paraqitën dhe performuan në skenën e madhe.
Ndonëse tha se ishte e pavendosur për të marrë pjesë në ceremoni, këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha mahniti me ‘look-un’ e saj në tapetin ngjyrë ‘pink’.
Ajo u shfaq në Qendrën Prudential në Newark të martën me një fustan lëkure të zezë nga The Uncommonist, i kompletuar me një prerje në pjesën e pasme dhe një bisht të ngjitur.
Prerja joshëse e fustanit në të pasmet e Bebes tërhoqën vëmendje dhe një video është shpërndarë në Twitter.
Në të shihet momenti kur vëllai i Shakiras, Tonino Mebarak përpiqej të largonte shikimin por e kishte ‘të pamundur’.