“Mos humbni kohë me sorra”, Dafina Zeqiri i përgjigjet “thumbave” të Dj Geek?!

Dj Geek dhe Dafina Zeqiri pas ndarjes i kanë ndarë rrugët edhe në muzikë.

Largimin nga “Moneyz” e lajmëroi vet Dj Geek para pak ditësh, ndërsa një postim i tij së fundmi bëri bujë.

Ai postoi fabulën e famshme të sorrës, e cila u mor si thumb ndaj Dafinës, me të cilën menduam se u ndanë në paqe.

Pas këtij postimi, të gjithë sytë janë tek Dafina dhe reagimi i saj, por ajo nuk ishte kaq e ashpër.

Këngëtarja postoi një foto nga pushimet në Mykonos ku shkruajti: “Unë kurrë nuk humbas. Gjithsesi unë ose fitoj ose mësoj”.