Ankthi, shqetësimi dhe ndryshimet janë të gjitha etapa të jetës, por jo armiqtë tanë! “Vrasësi” i heshtur i suksesit është mënyra sesi ne reagojmë ndaj tyre thotë Luana Marques, një psikologe e Harvardit.
Ajo e ka vëzhguar këtë luftë që nga fillimi dhe bazuar në 20 vite punë kërkimore dhe klinike, Marques thotë se shpëtimi vjen nga ky koncept: “shmangia psikologjike”.
Kjo e fundit është përgjigje ndaj çdo kërcënimi dhe ju do të ndjeni menjëherë lehtësim emocional pa pasoja afatgjata nëse e praktikoni.
Për të jetuar jetën në të gjitha dimensionet e saj, ju duhet të mësoni sesi të përballoni frikërat dhe sfidat ballë për ballë.
Ja tre shenjat e zakonshme të shmangies psikologjike dhe si t’i trajtoni ato:
Tërheqja
Nëse jeni ballë për ballë me një luan, instinkti i parë është ikja nga ai. Por, në jetën e përditshme, tërheqja është më delikate. Ju mund t’i shpëtoni ankthit duke pirë një gotë verë ose të refuzoni një mundësi pune që përfshin të folurit publik sepse mendoni se nuk jeni për këtë punë, por jo gjithçka është kaq e lehtë. Ju duhet të racionalizoni sjelljet duke ndryshuar mendimet.
Reagimi
Mënyra si ju reagoni, një mori mesazhesh me tekst për të marrë konfirmimin e miqve ose fjalën e fundit që përputhet me këndvështrimin tuaj. Reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet, por çfarë të bëni për të pasur sukses? Hapi i parë është të ndaloni, më pas t’i qaseni shqetësimeve në vend që t’i eliminoni ato.
Situatat pezull
Prirja për të qëndruar në situata të pakëndshme, si një marrëdhënie e pashëndetshme ose një punë e lodhshme është të qëndruarit pezull në të njëjtën situatë. Shmangni pasiguritë e ndryshimit, besoni se gjithçka do të funksionojë dhe ju do t’ia dilni.
Burimi: CNBC