Produksioni i “Dancing with the Stars” ka nisur të prezantojë emrat e konkurrentëve të këtij edicioni të dytë.
Deri më tani është bërë me dije se deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, moderatorja Enxhi Nasufi, dhe Atalanra Kerçyku janë konkurrentët e parë të programit.
Mirëpo sipas “Kryefjala”, programit të kërcimit do i bashkohet edhe Fifi bashkë me Sardi Strugaj.
Të dy janë artistë më të përfolur të momentit , Fifi sapo është bërë nënë e një djali ndërsa Sardi një nga këngëtarët më të përfolur të momentit.