Tanimë janë zbuluar tre konkurrentë që do të jetë pjesë e “Dancing With The Stars 2”.
Pas politikanit Saimir Korreshi dhe artistes Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku ishte zbulimi më i ri. Shumë e dashur për publikun, Atalanta ka treguar se një vajzë e bukur mund të jetë edhe e zgjuar teksa shpeshherë ka qenë pjesë e paneleve të ndryshme.
E teksa u zbulua se partneri i saj skenik do të jetë fituesi i vjetshëm i Dancing With The Stars, prej vite pjesë e trupës së baletit të Top Channel, Luixhino, i cili do e shoqërojë Atalantën në këtë rrugëtim magjik, duket se problemet kanë nisur tashmë.
Vetëm pak minuta më parë, Atalanta ka postuar një InstagramStory ku shfaqet ajo me Sarën dhe Luixhinon, me mbishkrimin: “Kapa burrin me dashnoren”
Të tre ishin të buzëqeshur në foton të cilën e kanë shoqëruar me emoji duke qeshur poashtu. Epo duket se fituesja e parë e DWTS e përkrah partnerin e saj skenik edhe në Dancing With The Stars 2.