15 shtatori është një ditë speciale për Albërije Hadërgjonaj dhe njerëzit e saj të zemrës, pasi këngëtarja e njohur shqiptare feston ditëlindjen e saj të 48.
Edhe pse vitet ecin, duket se koha ka ndaluar për Albërijen, e cila vazhdon të konkurrojë edhe artistet e reja me pamjen e saj.
Krahas zërit, Albërija është komplimentuar gjithmonë për dukjen e saj dhe paraqitjet e kuruara në çdo detaj.
E në këtë ditë të shënuar nuk kishin të mungonin urimet e shumta për këngëtaren, një ndër to edhe nga mbesa e saj, Beatrix Ramosaj.
Me anë të një postimi në InstaStory, Beatrix ka zhjedhur fjalët më të ëmbla dhe admiruese për Albërijen duke e quajtur ndër të tjera një ‘thesar’.
“Gëzuar ditëlindjen tezes më fantastike në botë! @alberije_hadergjonaj ♥ Të uroj një jetë të gjatë dhe plot gëzim të mbushur me të njëjtën energji të bukur që ke ndarë gjithmonë me ne. Faleminderit që je drita jonë udhëzuese dhe na mësove kaq shumë mësime të vlefshme. Ti je vërtet një thesar në jetën tonë! Të dua shpirt!”- ka shkruar Beatrix krahas fotos me tezen e saj.