Feronit Shabani, ish-reperi i njohur Fero ka reaguar për disa foto të nxehta të ish-bashkëshortes së tij Arbenités.
Ai ka shpërndarë një status ku shkruan se femrat që zhvishen në Islam nuk do të shkojnë në Xhehnet, teksa ka sqaruar se nuk ka më asnjë lidhje me të.
“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.
Shabani njoftoi më parë se kishte ndryshuar emrin dhe se feja i lejonte të merrte dy gra.
Menjëherë pas statusit të fundit, Arbenita u përgjigj me fotot provokuese, por ai njoftoi se lidhja e vetme mes tyre ishte vajza e tyre e vogël.