Këngëtarja Enca Haxhia u arrestua dy ditë më parë pasi në ballkonin e banesës së saj u gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis.
Sot Enca është liruar nga qelia, pasi u shpreh se ishte përdoruese e lëndës dhe sipas saj e kishte mbjellë për përdorim vetjak.
Ndaj Encës është vendosur vetëm masa detyrim paraqitje. Ajo nuk ka folur aspak në Gjykatë, por vetëm ka pritur vendimin.
Enca jetonte në banesën e saj me të dashurin. Ky i fundit nuk u arrestua kur policia kontrolloi banesën e këngëtares.