Liesa Haxhiasllani është një ndër mikeshat e Kiara Titos e cila nuk ishte fort dakort me romacën e saj me Luizin në fillimet e “Big Brother VIP”.
Asokohe ajo u shpreh se sheh vetëm një raport shoqëror, madje uroi mos të ndodhte asnjë puthje mes tyre.
“Më duket pak e tërhequr, por për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh raport shoqëror. Shpresoj mos ketë puthje”, ka thënë Liesa.
Mirëpo, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.
Ditën e sotme Luizi ka ndarë në InstaStory një video të Liesës duke kënduar këngën e tij, tek ka shkruar: “Ju përshëndes me kunatën”.
Epo mesa duket “kunata” paska ndryshuar mendim!