Ronaldo Sharka dhe Jori Delli krijuar brenda “Big Brother VIP” një miqësi të cilën e vazhduan edhe pas përfundimit të programit.
Tashmë Jori ka bërë publike lidhjen e saj me reperin Italian Fred de Palma, mirëpo duket se Ronaldo nuk ka një mendim fort të mirë për të.
Së fundmi gazetari ka organizuar një pyetësor me ndjekësit e tij në Instagram, ku një prej tyre e ka pyetur se çfarë mendimi ka për të dashurin e Jorit.
Ronaldo ka vendosur të mos shkruajë asgjë, por të përgjigjet me këtë video ironizuese.
Kujtojmë se në periudhën kur lidhja e modeles u bë publike, Ronaldo i dërgoi një mesazh reperit ku ia ka bërë të qarta të gjitha ‘pasojat’ që do të ketë nëse e lëndon modelen.
“Na e mbaj Jorin mirë! Mos e lëndo asnjë moment, nëse e bën të derdhi qoftë edhe 1 pikë të vetmi lot, do mërzitemi shumë. Madje jemi gati të dalin në protestë. Na e more për nuse gocën më të bukur e më të dashur të momentit, trajtoje me dashuri sic e meritojnë princesat. Mos e lër ti shkeli këmba në tokë, mos e lër të stresohet për asgjë, ndryshe vijmë e protestojmë në mes të Italisë”, i ka shkruajtur Ronaldo në mesazh artistit.