Upss! Emily Ratajkowski probleme me veshjen, reagoi shpejt kur gjoksi iu zbulua (Video)

Emily Ratajkowski reagoi shpejt dhe shpëtoi nga një zbulim i sikletshëm i gjoksit të saj.

Modelja e njohur pati një problem me veshjen në MTV Video Music Awards 2023 në New Jersey.

32-vjeçarja teksa po shijonte mbrëmjen ishte tejet e kujdesshme duke reaguar shpejt në veshjen e saj, e cila mund t’i zbulonte shumë. Ndërsa ngrihej për të kërcyer, Emily u detyrua të rregullonte pjesën e sipërme të saj për të mos e ekspozuar gjoksin.

Bukuroshja i dha vetes disa centimetra shtesë në një palë taka të lidhura me rripa dhe i mbajti gjërat e nevojshme në një çantë të vogël të zezë me shkëlqim.

Emily iu bashkua listës së shumë të ftuarve të mbushur me yje në Qendrën Prudential.

Ajo tregoi kredencialet e saj prej modele ndërsa pozoi në tapetin e kuq përpara ngjarjes, ku Taylor Swift doli fituesja e madhe e mbrëmjes.