Pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania”, Ronaldo Sharka u kthye në një nga personazhet më të dashur për publikun.
Ai shpesh kishte mbështetjen më të madhe të tyre, por ka edhe nga ata që e kritikojnë edhe për lëvizjen më të vogël, siç ka ndodhur së fundmi.
Një ndjekës i ka shkruar Ronaldos në rubrikën “Pyetje & Përgjigje” në Instagram, teksa i thotë: “Pse je kaq budalla??Dhe nga dole moderator?“, dhe sigurisht, gazetari nuk e la pa një përgjigje ironizuese.
“Pse jam kaq budalla nuk di te them, se prandaj jam budalla sepse shume gjera s’i kuptoj. Por per te qene moderator, gjithe jeten time kam futur miq per t’u futur ne pune, dhe i jam lutur: Aman me merrni ne pune. I ka ardh gjynah dhe me kane marre ne disa raste. Nuk eshte se kam ndonje talent specifik”, ia ktheu Sharka.
Më pas, lidhur me eksperiencën në BBV, Ronaldo tha: “Tani qe e mendoj, ulem dhe bej llogarite, kam fituar aq shume nga ai Big Brother, sa eshte njesoj sikur te kisha fituar vendin e pare. Mirenjohes“.
Gazetarin do t’a shohim këtë sezon pjesë të programit të njohur të dashurisë, “Përputhen”.
Pjesë e këtij programi do të jetë gjithashtu edhe Megi Pojani, e cila zuri vendin e Bora Zemanit.