Listës së personazheve të “Big Brother VIP” që i bashkohen këtë sezon të ri televiziv ekranit të “Top Channel” i shtohet edhe Dea Michelle.
Burime për “Iconstyle” kanë konfirmuar lajmin, duke treguar se ajo do të moderojë një rubrikë të re në programin “E diell”.
Rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.