“Dancing With The Stars” zbulon dyshen e parë që i bashkohet programit

“Dancing With The Stars” pritet të startojë së shpejti në “Top Channel” me plot surpriza.

Ndërsa së fundmi, është zbuluar edhe dyshja e parë që do jetë pjesë e programit.

Vetë faqa zyrtare ka bërë me dije se deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Korreshi dhe Livia, balerina profesioniste, janë çifti i parë i kërcimit i konfirmuar deri më tani.

“Saimir Korreshi, Deputet i PD-së në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe Livia, balerina profesioniste, e cila punon në teatër si balerinë e parë janë gati për të shkëlqyer në arenën e kërcimit! #DWTS

Dancing With The Stars, së shpejti, vetëm në Top Channel!”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të DWTS Albania.

https://www.instagram.com/reel/CxI0xjzNYt0/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Pritet në vazhdim të zbulohet lista e plotë e konkurrentëve pjesmarrës.