Aspak e kënaqur, bëhet viral reagimi i Selena Gomez kur përmendet emri i Chris Brown (Video)

Pamjet e reagimit të Selena Gomez ndaj nominimit të Chris Brown në MTV Video Music Awards kanë pushtuar mediat sociale, pasi dukej se ajo nuk u gëzuar shumë nga përmendja e tij.

Chris ishte i nominuar për duetin më të mirë R&B për bashkëpunimin me Chloe Bailey, “How Does It Feel”, por humbi nga SZA.

Teksa lexoheshin emrat e të nominuarve për ‘Best R&B Duo’, kamerat shfaqën Selenan duke bërë një mimikë të veçantë kur u tha emri i Chris.