Fifi dhe blogerja Zhaklin Lekatari janë përplasur shpesh me njëra-tjetrën dhe shkaku i nisjes së sherrit ka qenë një dedikim i këngëtares për partnerin e saj kohë më parë, ku shkruante, “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”.
Kjo gjë irritoi blogeren, e cila shprehej në një video se ndjehej e ‘neveritur’ nga postimi i Fifit, pasi sipas saj, femrat nuk duhet të ruhen të virgjëra vetëm për një mashkull.
Kjo përplasje bëri që ndjekësit të “kryqëzonin” opinionisten e BBV, kritika të cilat vazhdojnë deri më sot.
Ka qenë vetë Zhaklina ajo që ka postuar pak më parë një mesazh të një ndjekëse në profilin e saj.
“Po ik moj shpifsir ti ke ngel me shit mend kur ske per vete me at tru si peshk qe di vtm me mendu per sex per asgjo tjeter gjoja bohesh feministe e i ul femrat e tjera sikur ke bo me Fifin disa her po t’gjith e dim se e ke nga inati se e ke enderr me u bo si Fifi po nuk bohesh dot se esht DIVA SHQIPTARE ti nuk i vje dot as ke gishti kembes prandaj mundohesh me marr vemendje nga ajo por prap Fifit nuk i plasi per zhulset si puna jote moj kurv e thjesht ty vetem t’kisha punsu si pastruse e banjos se per gjo tjeter nuk vlen ty esht turp me te qujt femer se ajo femer qe i ul posht femrat e tjera nuk esht femer por bushter ty t’ka ngel mu merr me virgjerin e Fifit po ik moj legene merru me veten iher fundrrin njeri plot negativitet”, i shkroi ndjekësja, mesazh të cilin Zhaklina e bëri publik dhe e shoqëroi me shkrimin:
“Shumë mirë i ke edukuar vajzat shqiptare“.
Bashkangjitur mesazhit, opinionistja ka zbuluar edhe identitetin e komentueses.