“Na mbytën k*rvat”- Pas kësaj deklarate, Sergei mund të rikthehet sërish në “Love Island”?

Mbrëmjen e të shtunës u mbajt prime i parë i emisionit “Love Island Albania”.

Mes sërë emocionesh dhe dinamikave të ndryshme, pati dhe një konkurrent të larguar, Sergei, të cilin nuk e zgjodhi asnjë vajzë.

Mirëpo teksa po largohej, Sergei u dëgjua të thoshte me se të ulët: “Na mbytën k*rvat”.

Megjithëse këto fjalë të tij ishin mjaft banale, ndjekësit kanë ngritur dyshimet së fundmi se ai mund të jetë sërish pjesë e programit.

A do hapet një votim që të kthehesh prapë aty“, i shkroi një ndjekës, pyetje të cilën e ka shpërndarë vetë Sergei në Instagram duke etiketuar faqen zyrtare të “Love Island Albania”.

Sergei ishte në të njëjtën mendje edhe me një ndjekës tjetër përsa i përket eliminimit të tij të padrejtë nga programi.